Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGJYEJ

    kal.
    1. Zhyt diçka në një lëng për ta njomur; zhyt bukën në një gjellë. Ngjyej penën në bojë. Ngjyej bukën në qumësht. Ngjyenin kafshatën në shëllirë.
    2. I jap një ngjyrë tjetër nga ajo që kishte më parë, duke e zhytur në një lëng; i jap një ngjyrë të caktuar. Ngjyej leshin (trikon, fustanin). Ngjyej flokët. Ngjyej me bojë të zezë (të kuqe). Ngjyej me të verdhë.
    3. jokal. fig. bised. Arrij të bëj a të shtie në dorë diçka; më ecën, më shkon. S`ngjyen dot gjer atje.

      Shprehje

      • E ka ngjyer gishtin diku shih te GISHT,~I. E ngjyenin bukën në dhallë shih te DHALL/Ë,~A. S’e ngjyen (s'e ha) turpin me bukë shih te BUK/Ë,~A.