Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGORDHALAQ

    mb. keq.
    1. I dobët e i pafuqi, që mezi qëndron në këmbë. Kalë ngordhalaq. Djalë ngordhalaq.
    2. Që i mungon gjallëria e vullneti, që nuk ka shpirt iniciative; i plogët; i mefshtë, i humbur. Njeri (plak) ngordhalaq.
    3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Mos prit punë të mirë nga ngordhalaqi!