Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGRËNË

    Ias.
    1. Ngrënie; e ngrëna. Është e shijshme në të ngrënë. E ka të ngrënët me zor. I hiqte vetëm të ngrënët.
    IIf. sh.
    1. Ngrënia e ushqimit. Dy të ngrëna s`bëjnë keq.
    2. kryes. sh. Gatesa për të ngrënë, ushqime; gjellë. Tryezë plot me të ngrëna. Na priti me të ngrëna e të pira.
    3. Vend i gërryer në një send, gropë e thelluar nga brejtja ose fërkimi.
    IIImb.
    1. Që ka ngrënë, i ushqyer. I ngrënë e i pirë.
    2. I brejtur e i dëmtuar nga përdorimi, që i është hequr një pjesë nga fërkimi i vazhdueshëm etj.; i gërryer. Jakë e ngrehë. Bërryla të ngrënë. Këpucë (çizme) të ngrëna. Brigje të ngrëna. Shkëmb i ngrënë.
    3. Hënë e ngrënë hëna në ditët kur fillon të duket gjithnjë e më e vogël në qiell.
    IVpjes.
    1. e HA.