Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGREHUR

    Imb.
    1. I tendosur, i nderë. Lëkurë e ngrehur.
    2. Që është gati për të vepruar; kund. i shkrehur. Pushkë e ngrehur. Çark i ngrehur. E mbaj të ngrehur.
    3. fig. Që e mban hundën përpjetë, i fryrë, i kapardisur, i krekosur.

      Shprehje

      • Është pushkë e ngrehur (e mbushur) shih te MBUSHUR (i,e).
    IIndajf.
    1. Gati për t’u shkrehur, në gatishmëri. E mban pushkën ngrehur.
    2. fig. Duke u krekosur, me fodullëk. Rri ngrehur.

      Shprehje

      • Me veshët ngrehur me vëmendje të madhe për të dëgjuar çdo gjë ose për të qenë i gatshëm për çdo të papritur.