Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGRIRË

    mb.
    1. Që është kthyer në akull; i mbuluar me akull; që është ngurtësuar nga të ftohtët. Ujë (vaj) i ngrirë. Borë e ngrirë. Xhama të ngrirë. Tokë e ngrirë.
    2. Që është ngurtësuar e mbajtur në temperaturë të ulët për ta ruajtur nga prishja. Mish (peshk) i ngrirë. Fruta (perime) të ngrira.
    3. Që ka humbur ndjeshmërinë dhe aftësinë për të lëvizur nga të ftohtët. Me duar (me këmbë) të ngrira.
    4. Që ka humbur aftësinë për të lëvizur; fig. që ka humbur shprehjen e gjallë, i pajetë. Shprehje (buzëqeshje) e ngrirë. Rri si i ngrirë. Mos e mbaj trupin të ngrirë!
    5. I shtrirë mirë e i bërë me kollë, që të rrijë drejt e pa rrudha; i hekurosur mirë (për veshjet). Me jakë të ngrirë. Me pantallona të ngrira.
    6. I larë me ar e me argjend; i qëndisur me fije ari a argjendi. I ngrirë në ar (në argjend). Kobure e ngrirë në serm (në argjend).

      Shprehje

      • Me gjak (me zemër) të ngrirë duke pritur me frikë a me shqetësim të thellë diçka të keqe, me frikë a me tmerr në zemër.