NGRITUR
If. sh.
- Pjesë që del mbi sipërfaqen e një sendi; xhungë. Të ngriturat në sipërfaqe.
IImb.
- Që del më lart se një sipërfaqe e rrafshët, i lartë. Vend i ngritur. Pjesët e ngritura të tokës.
- Që qëndron drejt a pingul. Me jakë të ngritur. Me flokë të ngritur (përpjetë).
- fig. Që ka nivel të mirë ideologjik, arsimor, profesional a kulturor. Njeri i ngritur. Punëtorë (ushtarë) të ngritur. Është mjaft i ngritur.
Shprehje
- Me mendje të ngritur i shqetësuar për diçka, që e ka mendjen te diçka tjetër. Me veshë të ngritur duke përgjuar me vëmendje për diçka, duke ruajtur me kujdes. I ngritur (i ndërtuar, i mbështetur) mbi rërë shih te RËR/Ë,~A.
IIIndajf.
- Në qëndrimin drejt, lart. Me krahët ngritur.
- Jo në shtrat, çuar. I gjeta ngritur. Qëndruan gjithë natën ngritur.
Shprehje
- I mban veshët ngritur (përpjetë) shih te PËRPJETË.