Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGROHTË

    Ias.
    1. Gjendje e ajrit a e klimës me temperaturë disi të ngritur, ngrohtësi; mjedis (që të mban ngrohtë a që të bën ta ndiesh veten ngrohtë); kund. të ftohtë. Kam të ngrohtë ndiej ngrohtësi. E ndiej të ngrohtët. Bimët duan të ngrohtë. E vënë (e mbajnë) ngrohtë.
    IImb.
    1. Që ka një temperaturë disi të lartë, që ka nxehtësi jo shumë të madhe; kund. i ftohtë. Ujë i ngrohtë. Bukë (gjellë, pije) e ngrohtë. Ajër i ngrohtë. Rryma të ngrohta.
    2. Që është ngrohur, që i është ngritur temperatura nga dielli, nga zjarri etj.; që e mban ngrohtësinë, që është i mbrojtur nga të ftohtët. Dhomë (sallë, zyrë, shtëpi) e ngrohtë. Vend i ngrohtë.
    3. Që lëshon ngrohtësi, që të ngroh. Diell i ngrohtë.
    4. Që është i butë, pa ngrica dhe jo shumë i nxehtë (për motin); që ka klimë të butë gjatë gjithë vitit (për vendet). Mot i ngrohtë. Ditë e ngrohtë. Vjeshtë e ngrohtë. Vendet (viset) e ngrohta.
    5. Që ka temperaturën e zakonshme të trupit të njeriut. Kafshët me gjak të ngrohtë. Ishte ende i ngrohtë.
    6. fig. Që është i përzemërt e i afërt; që shpreh dashuri e mirësi, që bëhet me ngrohtësi. Pritje e ngrohtë. Urime të ngrohta. Ndjenja të ngrohta. Shprehje (fjalë) të ngrohta. Letër e ngrohtë. Bisedë e ngrohtë. Mjedis i ngrohtë. Në mënyrë të ngrohtë.
    7. Që është i këndshëm e i butë për syrin a për veshin, që vjen i ëmbël (për ngjyrat e tingujt). Ngjyra (tone) të ngrohta. Zë i ngrohtë.

      Shprehje

      • Qoshe e ngrohtë (vend i ngrohtë) keq. punë e rehatshme, pa telashe e vështirësi dhe me të ardhura të mira. I kishte shpatullat të ngrohta (krahët të ngrohtë) a) ishte i mbrojtur mirë; kishte një prapavijë të sigurt; b) keq. kishte përkrahje a mbrojtje nga një njeri a organ i rëndësishëm, edhe pa të drejtë. E ka xhepin të ngrohtë ka shumë para; është në gjendje të mirë ekonomike. E kam zemrën të ngrohtë jam i qetë shpirtërisht dhe e pres pa frikë të ardhmen; jam pa shqetësime e kokëçarje. E mban me ujë të ngrohtë (të vakët) shih tek UJ/Ë,~I. E ndiente shpinën të ngrohtë i kishte shpatullat të ngrohta.
    IIIndajf.
    1. Me temperature disi të lartë, pa ngrica dhe pa të nxehtë të madh, butë (për motin dhe për mjedisin); kund. ftohtë. Bën ngrohtë. Mban ngrohtë dimri (moti). Ishte ngrohtë brenda.
    2. Në një temperaturë të tillë, që nuk ndiej të ftohtë. Më mbajnë ngrohtë këto rroba. Jam ngrohtë këtu.
    3. fig. Në mënyrë të përzemërt e të afërt, me dashuri e përzemërsi, në mënyrë të ngrohtë, me ngrohtësi. E priti ngrohtë. Sillet ngrohtë me shokët. Më foli ngrohtë.