NGRYS
kal.
- Kaloj një ditë deri në mbrëmje. E ngrysëm edhe këtë ditë.
- Kaloj një periudhë kohe, zakonisht me mendime ose pa ndonjë gëzim; kaloj periudhën e fundit të jetës, mbyll. Ngrys ditët. E ngrysi jetën brenda katër mureve. E ngrysi pleqërinë vetëm.
- Vrenjt. Ngrys vetullat. Ngrys fytyrën.
- bised. Bëhem shkak për të vonuar dikë, vonoj; e bëj të ndalet a të presë gjatë diku. Na ngryse këtu.