NGRYSUR
Ias.
- Koha kur fillon të erret, mbrëmja. Ndaj të ngrysur. Erdhi me të ngrysur; kund. të gdhirët.
IImb.
- Që është i mërzitur dhe i zhytur në mendime; që shpreh një gjendje shpirtërore të rëndë e të trishtuar; i zymtë, i vrenjtur. I ngrysur në fytyrë. Njeri i ngrysur. Me vetulla të ngrysura. Me ballë të ngrysur. Doli i ngrysur që andej.
- fig. Që është pa dritë e pa gëzim, i trishtuar, i zymtë, i errët. E kaluara e ngrysur. Mjedis i ngrysur.
- I errët, i vrenjtur. Qiell i ngrysur.
IIIndajf.
- Në mbrëmje ndaj të ngrysur, kur fillon të erret, vonë. Erdhi ngrysur.
- fig. Me fytyrë të vrenjtur. Rri ngrysur.