Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGULITEM

    vetv.
    1. Kapem e mbahem fort pas diçkaje; ngulem fort sa nuk shqitem. U ngulitën pas shkëmbit. Iu ngulitën këmbët fort në shtyllë.
    2. vet. veta III. fig. Zë vend në mendje a në zemër dhe nuk hiqet më; lë mbresa të thella e të pashlyeshme. M`u ngulit në mendje (në zemër). Nguliten tiparet e moralit komunist.
    3. vet. veta III. Merr trajtë të përcaktuar mirë e të qëndrueshme; zë vend të qëndrueshëm. Ngulitet një rregull drejtshkrimore (një mënyrë shqiptimi). Ngulitet norma gjuhësore.