Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGULM

    m.
    1. Përpjekje e pandërprerë dhe me të gjitha fuqitë për të arritur a për të kryer diçka; përqendrim i vazhdueshëm në diçka; zell. Punon (lufton, mëson) me ngulm. E ka kapur (e bën) punën me ngulm. Zbaton me ngulm porositë. Shikoj (vështroj) me ngulm nuk ia ndaj sytë, shikoj i përqendruar diku.
    2. Qëndrim i patundur në lidhje me diçka; këmbëngulje. Kërkon me ngulm. Ka vënë ngulmin kërkon me këmbëngulje; nuk heq dorë nga diçka.