Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGULUR

    mb.
    1. Që ka hyrë në një trup me goditje a me të shtyrë (për një send me majë); kund. i shkulur. Shtylla të ngulura. Hunj të ngulur.
    2. I kapur a i mbërthyer pas diçkaje që të mos lëvizë; kund. i lëvizshëm. Makara e ngulur. Bosht i ngulur.
    3. Që ka zënë vend diku për të banuar e jetuar; që jeton vazhdimisht në një vend; kund. endacak. Banorë të ngulur. Mënyra e ngulur e jetesës.
    4. I përqendruar në një vend. Me sy të ngulur. Me vështrim (me shikim) të ngulur.
    5. fig. I ngulët, i ngulmët. Shpresë (bindje) e ngulur. Punë e ngulur.