Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGUROSEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Shndërrohet në gur ose bëhet si gur; ngurtësohet. Nguroset lava. Janë ngurosur bimët në thellësi të tokës.
    2. fig. Mbetem pa lëvizur e pa folur nga habia, nga frika etj., ngrij, shtang në vend. U nguros nga habia.
    3. fig. Humbet aftësinë për t'u ndryshuar a për t'u zhvilluar; ngrin në një trajtë. Nguroset gjuha. Nguroset një shprehje (një trajtë).
    4. Pës. e NGUROS.