Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGUROSUR

    mb.
    1. Që është shndërruar në gur, që është bërë si gur. Guaskë deti e ngurosur. Bimë të ngurosura.
    2. Që ka ngrirë në një trajtë të caktuar dhe që nuk ndryshon më tej. Fjalë (shprehje) e ngurosur. Trajtë e ngurosur. Teori (dogmë) e ngurosur.
    3. fig. Që ka ngrirë në vend nga habia, nga frika etj.; që ka humbur gjallërinë, i pajetë. Fytyrë e ngurosur. Mbeti i ngurosur.