Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGURTËSOHET

    vetv.
    1. Shndërrohet në trup të ngurtë. Ngurtësohet giza (çimentoja, betoni). Ngurtësohet nga të ftohtët. Ngurtësohet ngadalë (me shpejtësi).
    2. Bëhet i ngurtë, bëhet i fortë dhe humbet butësinë ose elasticitetin. Ngurtësohet buka. Ngurtësohet mëlçia.
    3. fig. Humbet aftësinë për t'u zhvilluar e për t`u ndryshuar më tej lirisht. Ngurtësohet një drejtim (një rrymë).