Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGUSHËLLOJ

    kal.
    1. Përpiqem t'i lehtësoj dhembjen a hidhërimin dikujt duke i dhënë zemër me fjalë të mira; i jep zemër për të përballuar një fatkeqësi. Ngushëlloi mikun (shokun). E ngushëlloi me fjalë të mira.
    2. I shpreh hidhërimin dhe ndjenjat e mia të afërta dikujt që ka humbur një njeri të familjes. Ngushëlloi familjen e të ndjerit. Shkoi për të ngushëlluar.