Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGUT

    Ikal.
    1. E shtyj a e detyroj dikë të bëjë diçka sa më parë; e shtyj të veprojë shpejt e me nxitim. E nguti të nisej. I ngutën të largoheshin. Mos e ngut!
    IIm.
    1. Përpjekje për të bërë diçka sa më shpejt; gjendja e atij që nuk i del koha ta kryejë diçka; nxitim i tepruar, rrëmbim. Kam ngut. Jam për ngut. Kërkon me ngut. E merr punën me ngut. Punon me ngut. U nis me ngut. Përgatit me ngut. Zbret (ngjitet) me ngut.