Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGUTEM

    vetv.
    1. Përpiqem të bëj diçka sa më shpejt; veproj me shpejtësi të tepruar; nxitoj, nxitohem. Ngutej të nisej (të largohej). Ecte (punonte) pa u ngutur. Ngutet duke folur.
    2. Veproj i rrëmbyer, pa u matur mirë e pa i peshuar mirë punët; rrëmbehem. Mos u ngut për t`u përgjigjur.

      Shprehje

      • Pa u ngutur me kujdes dhe në mënyrë të matur.