Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NISJE

    f. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NIS, NISEM. Nisja e trenit. Nisja e bisedimeve. Dita (ora) e nisjes. Çasti i nisjes. Bazë nisjeje.
    2. Periudha e parë e një veprimtarie, fillim. Nisje e mbarë. Jemi në nisje të punës. Nisja ka vështirësi.
    3. sport. Vendi ku fillon një garë për të përshkuar një largësi. Vija e nisjes. Nisja shënohet me një vijë të bardhë.