Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NJË

    If. sh.
    1. Tingulli dhe shkronja nj: një-ja e madhe (e vogël).
    IIndajf. bised.
    1. Barabar, njësh: si djali, si vajza një janë; u bë një me tokën u shtri rrafsh me tokën.

      Shprehje

      • S'ia bëri as një, as dy iu përgjigj menjëherë, s'ia zgjati; njësi asnjë! diçka e vetme nuk mjafton; një e dy (një më dy) shumë shpesh, vazhdimisht; pa një, pa dy medoemos, patjetër; një për (më) një me radhë e me hollësi; pa lënë asgjë; deri më një plotësisht, deri në fund; numri një i pari, më i rëndësishmi; pa thënë (pa bërë) as një, as dy menjëherë, pa e zgjatur, pa e kundërshtuar.
    IIInum.
    1. Numri i parë në vargun e numrave të plotë, numri 1; njësia më e vogël në një grup, që shënohet me këtë numër: një edhe një bëjnë dy; një vajzë ka; një orë; një ditë; një kilogram; një metër; një e dhjeta; pa thënë një, nuk thonë dy (fj. u.).
    2. Si mb. po ai, po ajo gjë, i njëjtë; i vetëm; i tërë e i pandarë: flasin një gjuhë; janë në një moshë (në një klasë); ligji është një për të gjithë; u bënë një u bashkuan; me njëzë njëzëri.
    3. Si përem. përdoret në vend të fjalës që shënon njeriun, kafshën, sendin a dukurinë, kur e veçojmë nga klasa, nga grupi a nga radha e vet; njëri, njëra: një për shtëpi; një për të gjithë, të gjithë për një (fj. u.); u zunë një me dhjetë; një nga më të diturit; i vuri një mbi një i vuri njërin mbi tjetrin; si një një (bised.) siç është njëri, ashtu është edhe tjetri.
    IVpacak.
    1. Dikush; diçka: të vijë një tjetër; erdhi një nga fshati; u dëgjua një si gjëmim i largët; m'u bë një si lëmsh në grykë.
    2. Si mb. i tillë: është një që s'e ka shokun.
    3. Si pj. përdoret para një emri, kur shprehim njëfarë habie, admirimi a përçmimi: kishte një kalë të shpejtë!
    VNJË-fjalëform.
    1. Pjesa e parë e disa fjalëve të përbëra me kuptimin e numërorit një (p.sh. i njëanshëm, njëqelizor, njëvjeçar etj.).
    2. Pjesa e parë e disa fjalëve të përbëra me kuptimin e mbiemrit i njëjtë (p.sh. i njëkohshëm, i njëllojtë etj.).