Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NJËFARË

    pakuf.
    1. Përdoret së bashku me një emër për të shënuar vend, kohë, veprim a diçka tjetër të papërcaktuar mirë, që nuk dihet a nuk përcaktohet me përpikëri. Në njëfarë kohe. Në njëfarë vendi. Në njëfarë mënyre. Në njëfarë mase. Me njëfarë krenarie. Kam njëfarë shqetësimi. Ka njëfarë lëkundjeje. Merr njëfarë zhvillimi.
    2. Përdoret me një emër të përveçëm a të përgjithshëm për një njeri pothuaj të panjohur ose për ta përmendur atë me mospërfillje. Erdhi njëfarë Agron Shtogu. E pa njëfarë mjeku.
    3. përd. pj. Përdoret para një emri që shënon një njeri, kur e përmendim për ta cilësuar me përçmim a me përbuzje; një. Është njëfarë gënjeshtari ( rrugaçi, matrapazi) ai, që s`e ka shokun.