NJËMBËDHJETË
Inum. rresht.
- Që i përgjigjet numrit njëmbëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e njëmbëdhjetë. Ditën e njëmbëdhjetë.
- përd. em. f. Një nga të njëmbëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e njëmbëdhjeta.
- Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor. Doli i njëmbëdhjeti.
IInum. them.
- Numri që vjen menjëherë pas dhjetës dhe që shënon një sasi të barabartë me dhjetë edhe një. Njëmbëdhjetë ditë (javë, muaj).
- përd. num. rresht. I njëmbëdhjetë. Dhoma (kabina, radha) njëmbëdhjetë. Në orën njëmbëdhjetë. Në faqen njëmbëdhjetë.