Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NJËMIJTË

    num. rresht.
    1. Që i përgjigjet numrit një mijë në një varg të pandërprerë sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim, në një seri etj. Bileta e njëmijtë.
    2. bised. Që i përgjigjet një numri të madh, por të papërcaktuar në një varg veprimesh. Po ta them (po ta përsërit) për të njëmijtën herë.
    3. përd. em. f. Një nga të një mijë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë; një e mijta. E njëmijta
    4. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor.