NJËNGJYRËSH
mb.
- Që ka vetëm një ngjyrë, që është i ngjyrosur vetëm në një ngjyrë. Pëlhurë njëngjyrëshe. Fustan njëngjyrësh.
- fig. Që është i njëllojtë, që nuk ndryshon nga një tjetër, i njëjtë. Ditë njëngjyrëshe.
- libr. Që përbëhet vetëm nga anëtarë të një partie politike (për qeveritë në vendet kapitaliste). Qeveri njëngjyrëshe.