NJËQELIZOR
mb. biol.
- Që përbëhet nga një qelizë e vetme; kund. shumëqelizor. Qenie njëqelizore. Bimë njëqelizore. Kafshë njëqelizore.
- si em. ~I m. zakon. sh. ~Ë, ~ËT. Tërësia e kafshëve ose bimëve që përbëhen vetëm nga një qelizë. Shumëzimi i njëqelizorëve.