NJËQIND
num. them.
- Numri që shënon një sasi të barabartë me dhjetë herë dhjetë. Njëqind veta. Njëqind vjet një shekull. Njëqind faqe.
- përd. num. rresht. I njëqindtë. Dhoma (kabina) njëqind. Në faqen njëqind. Kilometri njëqind.
- bised. Një numër i madh, por i papërcaktuar, shumë. Ta kam thënë njëqind herë. I jam lutur njëqind herë. E kam provuar njëqind herë. Na ka dhënë njëqind premtime.