NJËQINDTË
num. rresht.
- Që i përgjigjet numrit njëqind në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim, në një seri etj. Kilometri i njëqindtë. Dita e njëqindtë. Kabina e njëqindtë.
- përd. em. f. Një nga të njëqind pjesët e barabarta, në të cilat është ndarë një e tërë. Një e njëqindta.
- bised. Që i përgjigjet një numri shumë të madh, por të papërcaktuar. Ia thanë (e paralajmëruan) për të njëqindtën herë.
- Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor.
- si em. f., vet. sh. ~AT (të). Periudhë prej njëqind vjetësh si moshë. I mbushi (i ka kaluar) të njëqindtat.