NJËSHËM
mb. vjet.
- I njëjtë. Qëllim njëshëm. Program i njëshëm.
- I njësuar, i njësishëm. Komb i njëshëm. Çmime të njëshme.
- I barabartë. Vota të njëshme. NJËSHKOLONË f. sh. Radhë njerëzish, automjetesh etj. të rreshtuar njëri pas tjetrit një nga një, kolonë për një. Njëshkolona partizane. Njëshkolona e makinave. Në krye të njëshkolonës. U rreshtuan (u vunë) në njëshkolonë. Ecin (marshojnë, ngjiten) në njëshkolonë.