Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NJËSISHËM

    mb.
    1. Që përbën një të tërë të vetme e të pandashme, që është i bashkuar si një gjë e vetme, që formon një njësi. Qeveri e njësishme. Republikë e njësishme. drejt. Shtet i njësishëm. Ekonomi e njësishme.
    2. Që është i njësuar, i përgjithshëm e i përbashkët, që është një për të gjithë. Gjuhë e njësishme. Drejtshkrim i njësishëm.