Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NJËSOJ

    Ikal.
    1. Bashkoj në një të vetme, lidh në një tërësi të vetme e të pandashme dy a më shumë sende, njësi, pjesë etj., që janë të ndryshme; bashkoj në një njësi, përqendroj në një; e bëj të njësishëm. Njësoj forcat. Njësoj një organizatë. Njësoj komandën. usht.
    2. E bëj të njësuar, të përgjithshëm e të përbashkët, e bëj një për të gjithë. Njësuam gjuhën (drejtshkrimin, normën gjuhësore).
    3. Bëj të njëjta a shumë të ngjashme gjëra të ndryshme, i bëj të njëtrajtshme; i bëj të barabartë, barazoj, bëj njësoj. Njësoj veshjen. Njësoj çmimet. Njësoj monedhën. Njësoj normat. Njësoj kërkesat. Njësoj programet shkollore.
    IIndajf.
    1. Në po atë mënyrë, në të njëjtën shkallë, pa dallim, pa ndryshim. Visheshin njësoj. E bëri njësoj. Ka marrë njësoj (për diçka që ngjyhet a lyhet). Veprojnë (punojnë, mendojnë, flasin) njësoj. Janë rritur njësoj. Gjithnjë njësoj.
    2. Barabar, në po atë masë, pa u dalluar njëri nga tjetri, si njëri tjetri; me po ato të drejta, detyra etj. I dua njësoj. I kam njësoj. Jemi njësoj. Paguhen (trajtohen) njësoj. Duken njësoj. Njësoj si të tjerët.

      Shprehje

      • S’janë të gjithë gishtërinjtë njësoj shih te GISHT,~I.