Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NJËVJEÇAR

    mb.
    1. Që zgjat një vit, që vijon një vit; që kryhet brenda një viti. Periudhë njëvjeçare. Plan njëvjeçar. Kurs njëvjeçar. Veprimtari (punë) njëvjeçare. Përvojë njëvjeçare.
    2. Që është një vjeç, motak. Fëmijët njëvjeçarë. Kec (qengj, viç) njëvjeçar.
    3. bot. Që e kryen ciklin e plotë të zhvillimit brenda një viti. Bimë (lule) njëvjeçare.
    4. Që është prodhuar një vit më parë dhe ruhet që prej një viti në gjendje të mirë (zakonisht për disa fruta e perime). Ftonj njëvjeçarë. Arra (lajthi, bajame, mollë) njëvjeçare. Fasule njëvjeçare.
    5. Përd. em. sipas kuptimit 2 e 3 të mbiemrit.