Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NJËVLERSHËM

    mb.
    1. Që ka të njëjtën vlerë me diçka tjetër; që ka të njëjtin kuptim me diçka tjetër; që mund ta zëvendësojë plotësisht diçka tjetër; i barasvlershëm. Madhësi (pjesë) të njëvlershme. Barazime të njëvlershme. Shprehje të njëvlershme. Ndërtime sintaksore të njëvlershme. Figura të njëvlershme. gjeom. figura që kanë sipërfaqe të barabarta, megjithëse forma e tyre gjeometrike mund të jetë e ndryshme. Trekëndësha të njëvlershëm. gjeom. Trupa të njëvlershëm. gjeom. trupa që kanë vëllime të barabarta, megjithëse forma e tyre gjeometrike mund të jetë e ndryshme.