NJËZETË
num. rresht.
- Që i përgjigjet numrit njëzet në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e njëzetë. Nxënësi (ushtari) i njëzetë. Fleta (faqja) e njëzetë. Kilometri i njëzetë. Shekulli i njëzetë. Përvjetori i njëzetë.
- përd. em. f. Një nga të njëzet pjesët e barabarta, në të cilat është ndarë një e tërë. Një e njëzeta. Pesë të njëzetat.
- Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor.
- si em. f. vet. sh. ~AT (të). Periudha prej njëzet vjetësh si moshë. I mbushi të njëzetat.