Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NJEHSIM

    m. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NJEHSOJ, NJEHSOHET. Njehsimi i gjatësisë (i lartësisë, i sipërfaqes). Njehsimi i këndit. Njehsim me mend (me gojë, me shkrim).
    2. Tërësia e veprimeve me numra për të nxjerrë një përfundim ose për të gjetur atë që kërkojmë. Njehsime aritmetike (numerike). Njehsim dhjetor.