NJOFTIM
m. sh.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NJOFTOJ, NJOFTOHEM.
- Kumtim a lajm që na jepet për diçka, ajo që na njoftohet; të dhëna që na bëhen të njohura. Njoftime të përditshme. Vijnë njoftime. Japin njoftime me radio. Iu drejtua për njoftime më të hollësishme.
- kryes. sh. Të dhëna, zakonisht burimore, rreth dikujt a diçkaje; njohuri rreth një çështjeje. Njoftime të tërthorta (të përpikta). Njoftime bibliografike. Njoftimet që marrim nëpërmjet shqisave.
- Dijeni. Sa për njoftim. S`kam njoftim. Marr njoftim.