Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NJOFTOJ

    kal.
    1. Jap një lajm, bëj një njoftim; lajmëroj; bëj të njohur një vendim, një udhëzim a një urdhër. Njoftoj shokët për mbledhjen. Njoftoj datën e nisjes. Njoftoj adresën. Njoftoj një vendim.
    2. edhe jokal. Vë në dijeni dikë, i bëj të ditur dikujt. Njoftuan kolektivin për detyrat e reja. Njoftoi drejtorin për diçka. Njoftoi organet përkatëse.
    3. Bëj të njohura disa të dhëna, kumtoj rreth një çështjeje, rreth një ngjarjeje etj. Njoftoi për zbulimet e reja. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se...