Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NOT

    m.
    1. Qëndrimi dhe zhvendosja në ujë duke bërë lëvizje të duarve dhe të këmbëve; sporti i të notuarit. Not bretkosë (shpinë, flutur, pash, gërshërë). Gara noti. Kampionati i notit. Bëj not. Di (mësoj) notin. Ra më not. Doli (kaloi lumin) me not.

      Shprehje

      • I ra me not diçkaje shak. hëngri ose piu sa mundi, përlau çdo gjë.