NOTË I
f. sh.
- muz. Shenjë që përfaqëson një tingull muzikor sipas shkallës dhe gjatësisë; vetë tingulli kur këndohet ose luhet në një vegël; let. sh. muz. tekst i një vepre muzikore, i shkruar me këtë shenja; fletë ose fletore me tekste të pjesëve muzikore. Nota «re». Notë e plotë. Notë katërshe (tetëshe). Nota nën pentagram (mbi pentagram). Mësoj notat. Marr një notë këndoj me zë një tingull ose i bie në vegël. Këndoj (i bie) me nota. E hedh në nota. I vë përpara notat.
- fig. Ngjyrimi që merr diçka e shprehur ose e shkruar sipas ndjenjave dhe qëndrimit të njeriut; tipar dallues që merr në shprehjen e jashtme një dukuri; veçori e shprehjes në një vepër artistike. Nota optimiste (të gëzuara). Nota të zymta (pesimiste). Nota lirike (dramatike). Nota antifeudal (antiklerikale). Nota shqetësimi (ironie). Sjell nota të reja (një notë të re).