Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NUSËROJ

    kal.
    1. Qëndron me këmbë a në fron kokulur dhe pa folur nusja ditën e dasmës sipas zakoneve të vjetra; u rri më këmbë nusja njerëzve të burrit dhe u shërben ditët e para pas martesës. Nusëronte te dera më këmbë. E vinin në fron dhe nusëronte.
    2. fig. Qëndroj më këmbë pa folur, rri pa punë, duarkryq, rri si nuse. Tundu, ç`ke që nusëron?