Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NUSKË

    If. sh.
    1. Copë letre e mbledhur zakonisht si trekëndësh, me fjalë të shkruara nga një fetar, që e mbajnë në trup njerëzit duke besuar se i mbron nga të këqijat; hajmali.
    2. bised. Thelë ëmbëlsire në trajtë trekëndëshi ose rombi: nuskat e bakllavasë.
    IIf. sh.
    1. Kukull: luan me nuska.
    2. bised. Kapule misri.
    IIIf. sh. bot.
    1. Ferrënuse.