Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NXIROS

    kal.
    1. E ndyj me bojë të zezë, e bëj me diçka të zezë a të papastër, e nxij. E nxirosi shaminë.
    2. fig. bised. E prish keq një punë, e fëlliq fare, e katranos. E nxirosi punën. Tashti e nxirose fare.

      Shprehje

      • Ia nxirosi jetën e mundoi keqas, ia bëri jetën të padurueshme. Ia nxirosi zemrën (shpirtin) i shkaktoi vuajtje, ia bëri jetën të rëndë e pa gëzime.