NXIT
Ikal.
- Shtyj dikë me fjalë e me vepra që të bëjë diçka; i jap zemër dhe ia shtoj dëshirën dikujt për të bërë një punë a për t'u marrë me diçka. Nxit fëmijët të mësojnë. Nxit punëtorët të tejkalojnë planin. Nxit për punë (për kryengritje).
- I shtoj vrullin a fuqinë diçkaje; bëj që të kryhet diçka më shpejt e më mirë. Nxit prodhimin. Nxit krijimtarinë. Nxit vetëveprimin krijues. Nxit kritikën parimore. Nxit luftën çlirimtare.
- Bëj që të ngjallet me forcë një ndjenjë, një dëshirë, një gjendje etj. I nxit fantazinë. I nxit lakminë (etjen, dëshirën). Nxit kureshtjen (interesin). Nxit dashurinë (armiqësinë, shovinizmin).
- vet. veta III fiziol. E bën të kundërveprojë në një mënyrë të caktuar, e bën të veprojë më me gjallëri e me forcë, ngacmon; kund. frenon. Nxit nervin pamor. Nxit sistemin nervor.
- Shpoj që të ecë më shpejt. Nxit kalin me mamuze.
IIm.
- Nxitim, ngut. U nis me nxit. Ku shkon me kaq nxit?