Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NXITIM

    m.
    1. Veprimi sipas kuptimit të foljes NXITOJ I. Nxitimi i punës (i një procesi). Nxitimi i pjekjes së gizës.
    2. Shpejtësi e madhe, veprim i shpejtë për të kryer diçka pa vonesë; vrap. Ecte me nxitim. E dërgoi me nxitim.
    3. sh. ~E, ~ET. Veprim i rrëmbyer, shpejtësi e tepruar në kryerjen e diçkaje, ngut. Punë e bërë me nxitim. E bëri (iu përgjigj) me nxitim. Hante me nxitim.
    4. fiz. shih PËRSHPEJTIM,~I