Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NXITJE

    f. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NXIT, NXITEM. Nxitja e së resë (e përparimtares). Nxitja e debatit (e kritikës). Nxitja e pakënaqësive (e konflikteve).
    2. Diçka që i rrit vrullin e fuqinë një veprimtarie a një dukurie; nxitës. Nxitje e fuqishme. Nxitje morale (materiale). Bëhet nxitje për punë. Shërben si nxitje.
    3. fiziol. Proces që lind në sistemin nervor ose në organizmin e njeriut nga veprimi i një ngacmuesi; kund. frenim. Nxitje nervore.