Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NXJERRËS

    Im. sh.
    1. tek. Vegël a mjet që shërben për të larguar ose për të hequr diçka nga një vend. Nxjerrësi i gëzhojave.
    2. Ai që heq a largon diçka nga një vend; ai që merr diçka nga thellësia a brendësia e diçkaje dhe e vë përjashta. Nxjerrësit e tullave (e tjegullave) nga furra.
    IImb.
    1. Që merr një mineral ose një lëndë nga thellësitë e tokës dhe e sjell në sipërfaqe për ta përdorur ose përpunuar. Pompë nxjerrëse. Industria nxjerrëse tërësia e degëve, që merren me nxjerrjen e mineraleve dhe të lëndëve të tjera nga toka për t'i përpunuar më tej.