Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    O

    I
    1. Një nga zanoret e shqipes dhe shkronja e njëzetenjëtë e alfabetit të saj: tingulli (shkronja) o.
    IIf. sh.
    1. Tingulli dhe shkronja o: o-ja e madhe (e vogël).
    IIIlidh.
    1. Lidh dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali, që veçohen njëra nga tjetra, që kundërvihen nga kuptimi, që plotësojnë a përjashtojnë njëra-tjetrën; ose, a: o unë, o ti; sot o nesër; o sot, o kurrë; o do të marrësh atë, o s'ka.
    IVpasth.
    1. Përdoret për të shprehur dhembje, keqardhje, habi, gëzim, kënaqësi etj.; oh: o, unë i gjori (i mjeri, i ziu)!; o, po ç'është kështu me ty?!; o, sa mirë bëtë që erdhët!; o, sa bukur qenka!
    Vpj.
    1. Përdoret kur i drejtohemi dikujt për të përforcuar thirrjen: o shok!; o nëna ime!; eja, o bir!; o malet e Shqipërisë!...