Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    OBORRTAR

    Im. sh.
    1. Ai që bën pjesë në oborrin e mbretit a të perandorit, pjesëtar i rrethit të ngushtë të një monarku. Oborrtar i mbretit. Oborrtarët e perandorit.
    2. fig. Ai që sillet në mënyrë të stërholluar si njerëzit e oborrit të një monarku ose të qarqeve të larta të shoqërisë borgjezë, ai që ka sjellje gjoja të njerëzishme, të hollë dhe fisnike; lajkatar.
    IImb.
    1. Që ka të bëjë me njerëzit e afërt të një monarku e me rrethin e tij të ngushtë, i oborrit; që përbëhet nga njerëzit e oborrit, që është karakteristik për ta ose që është krijuar prej tyre; që u përshtatet interesave dhe shijeve të oborrit mbretëror. Shoqëria oborrtare. Rrethet (qarqet) oborrtare. Historian (shkrimtar) oborrtar. Sjellje oborrtare. Letërsi oborrtare.