Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    OI

    1. I. onomat. 1. Përdoret për të shënuar përafërsisht zërin e njeriut kur qan. Oi, oi, po qante. Bënte oi, oi.
    2. përd. em. f. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. Qante me oi. Lëri oitë tani. II. pasth. 1. Përdoret kur shprehim dhimbje fizike a shpirtërore, hidhërim etj. (vetëm nga vajzat dhe gratë), oh. Oi, sa më dhemb! Oi, unë e shkreta! Oi, mos është vrarë njeri!
    3. Përdoret kur qesëndisim me dikë a e përqeshim dikë (zakonisht nga vajzat dhe gratë). Oi, na çudite me ato që na the!
    4. Përdoret kur shprehim mërzi a bezdi ose pakënaqësi ndaj dikujt (zakonisht nga gratë dhe vajzat). Oi, edhe ti me këto gjëra! Oi, një e dy dhe po atë fjalë! Oi, sa na mërzite!