Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    OQEAN

    m. sh.
    1. Hapësirë e madhe me ujë të kripur, që shtrihet ndërmjet kontinentesh. Oqeani Paqësor (i Qetë). Oqeani Indian. Oqeani i Ngrirë i Veriut. Përtej oqeanit. Fundi i oqeanit. Në brigjet e oqeanit. Në dete dhe oqeane. Kaluan oqeanin.
    2. fig. Sasi shumë e madhe, diçka e pamasë dhe e pafund. Oqean njerëzish. Oqean fjalësh. Oqean lotësh. Në oqeanin e punëve.

      Shprehje

      • Një pikë uji në oqean (në det) shih tek UJ/Ë,~ I. Oqeani ajror libr. atmosfera. Oqeani botëror (i përbotshëm) gjeogr. hidrosfera.