ORË II f.sh.
1. mit. Figurë e besimeve popullore shqiptare, e cila përfytyrohej si një grua, si një gjarpër etj., besohej se jetonte në male, në pyje, në fusha, në kroje ose pranë njerëzve, u ndihmonte a u sillte fat të mirëve dhe ndëshkonte të këqijtë. Orët e bardha. Orët e liga. Orët e maleve (e pyjeve, e fushave, e krojeve). Ora e njeriut (e shtëpisë, e fisit). Ora e Shalës. Ora e përrallave. Të shitoftë (të preftë) ora! mallk. Shkoftë ora e dëgjoftë! ur. qoftë për të mirë, u bëftë ajo që dëshiron! Të vdektë ora! mallk. Të ngrëntë (të marrtë) ora e ligë! mallk.
2. fig. vjet. Fati. Ora e bardhë (e mirë, e tetë, e ligë, e keqe). Ka orë. Qofsh me orë! ur. I ka prirë ora dikujt. E ka lëshuar ora s'e ndihmon më fati. * Ora e shtëpisë euf. bolla. Ia ha orën dikujt shih te HA. I hipën (i erdhën) orët dikujt u ndërkrye, u bë si i çmendur, i hipën xhindet. Ishte me orë të këqija (të liga) ishte në gjendje të keqe shpirtërore, ishte i zemëruar a i mërzitur. Iu lig (iu ligështua) ora dikujt vjet. I ra hovi i mëparshëm, iu prenë krahët, e lëshoi zemra, u ligështua. I ka vdekur ora dikujt a diçkaje ka marrë fund dikush a diçka. I ndërruar orësh i prishur nga mendtë, i shituar, i shkalur, i shuplakur; budalla. Ngre orën kundër dikujt nis a ndërmarr një veprim kundër dikujt. Njeri me orë njeri që bën si t'i shkrepet, njeri me teka. I zbritën (i ranë) orët u qetësua, i ra inati. E kishte orën gjallë vjet. i shkonte puna mbarë, kishte gjithnjë fat, e ndihmonte fati vazhdimisht. E mori ora e ligë shkoi dëm; vdiq. Iu pre ora (dita) shih te PRITEM I.